Botërori “FIFA2026” pritet të jetë unik, të paktën ky është premtimi i Gianni Infantos dhe Donald Trump. Fakt është që ky Botëror po prodhuan shumë debat dhe pakënaqësi ende pa nisur mirë, ku këtë herë vëmendjen kryesore e ka marrë politika, më saktë Trump dhe SHBA. Gjithnjë e më shumë vende evropiane po mendojnë të bojkotojnë këtë kompeticion, kjo për shkak të politikës që SHBA po ndjek për të marrë Groenlanden.

Në krye të kësaj proteste është padyshim Danimarka, kjo pasi pretendimet e vazhdueshme të Donald Trump mbi një territor që i përket mbretërisë daneze(Groenlanda) kanë shkaktuar zemërim në opinionin publik, aq sa në një sondazh të fundit të realizuar nga portali BT,  90% e publikut danez doli pro bojkotit të botërorit.

La Gazzetta
La Gazzetta

Një sondazh i tillë rezulton se është bërë edhe në Suedi, ku prej kohësh një pjesë e mirë e konsumatorëve refuzojnë të blejnë produkte ‘Made in USA’ si përgjigje ndaj tarifave dhe pozicionit aspak të qartë të Trump në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo çështje, bojkoti i Botërorit, po diskutohen prej kohës edhe në Gjermani fill pas deklaratës së bërë nga zv/presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit i cili ngriti pyetjen se nëse kishte ardhur momenti për të ndërmarrë ndonjë aksion të fortë, por opsioni për bojkot u refuzua në mënyrë kategorike nga kreu i futbollit gjerman.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb