Aulon Kalaja ka denoncuar një rast të shembjes së një rruge te “Kodra e Gjinve”, midis fshatrave Luz dhe Zall të Fushë-Krujës.

Në një video të postuar prej tij në rrjetet sociale, shihet se rruga është bërë e pa kalueshme, ndërsa sipas Kalasë disa familje janë tashmë tërësisht të izoluara.

Në gjendjen në të cilën ndodhet rruga, shihet se nëse ka një emergjencë, fshati bëhet i pa arritshëm nga mjetet e emergjencës si ambulanca apo zjarrfikësja.

“Kjo që shihni ishte një rrugë që përdorej nga banorët për të çuar fëmijët në shkollë dhe për të kryer shërbimet e përditshme,.. Ka rënë e gjithë traseja, gjë që ka izoluar tërësisht disa familje, të cilët rrezikojnë jetën çdo ditë që detyrohen të kalojnë në këtë rrugë.
Çdo ditë e më shumë dherat po bien dhe askush nuk ka marrë asnjë masë.

Këtu nuk bëhet fjalë të shtrohet rruga me çakull apo asfalt, por për të mos rrezikuar jetën e banorëve”, shprehet Kalaja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb