Kampionët e Oklahoma City Thunder fituan 104-95 ndaj New Orleans në takimin e radhës në NBA, duke qëndruar në vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Tjetër ndeshje shumë e mirë e Alexander Shai, që realizoi 29 pikë. Fitore në sekondat e fundit për Detroit, me kryesuesit e Konferencës së Lindjes që mundën 109-107 Denver në transfertë. Cunningham e Harris realizuan nga 22 pikë secili për Pistons.
Jashtë fushe fiton skuadra e Clippers, që triumfoi 115- 103 ndaj Utah Jazz. Më i miri në parket për ekipin kalifornian ishte Leonard me 21 pikë të realziuara. Pas një loje spektakolare, skuadra e Philadelphia mundi 139-122 Milwaukee. George me 32 pikë e Embiid me 29 pikë u dalluan për vendasit.
Fitore të vështirë korri edhe Phoenix, që falë 53 pikëve të dyshes Williams-Brooks, mundi 106-102 Brooklyn. Sukses i thellë për New York Nicks ndërkohë, që në shtëpi nuk e patën aspak të vështirë të fitonin me shifrat e thella 103-87 ndaj Sacramento Kings.Jalen Brunson me 28 pikë ishte më i dalluari në parket, ndërsa 34 pikët e DeRozan për miqtë nuk mjaftuar për të evituar humbjen.
