Gazetari Almer Toska, i ftuar në studion e News24, ka ngritur akuza ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është zyrtarisht e akuzuar nga SPAK.

Gjatë fjalës së tij, Toska ka shprehur shqetësime lidhur me Komisionin e Prokurimit Publik, duke pretenduar se një person i afërt me Ballukun, Irma Droboniku, është emëruar në këtë institucion dhe se po përgatitet për të marrë drejtimin e tij.

Sipas Toskës, një veprim i tillë do të përbënte shkelje ligjore, pasi, siç ai pretendon, Droboniku nuk plotëson kriterin minimal të tre viteve përvojë profesionale sipas ligjit, të parashikuar për pozicione të tilla.

Ai e cilësio personin e piketuar nga Balluku si një të besuar dhe ushtare të kësaj të fundit, ndërsa tha se nëse Droboniku do të vendosej në krye të KPP do të përbënte një shkelje flagrante të ligjit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb