Të reja të rëndësishme për Marash Kumbullën. Mbrojtësi i kombëtares pëlqehet nga Torino, me lajmin që është bërë i ditur nga mediat në Itali.
Operacioni mbetet delikat, pasi Kumbulla është i huazuar nga Roma te Mallorca dhe një lëvizje e mundshme në këtë periudhë duket e vështirë.
Dëmtimi i Ismajlit ka detyruar Torinon të mendojë për të ndërhyrë në merkato dhe 25-vjeçari shihet si një mundësi e mirë. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.
