Dinamo nuk ka shënuar asnjë gol në tre ndeshjet e fundit në kampionat, ndërkohë që ka pësuar 4 të tillë dhe këto janë pësuar në dy sfidat e fundit.
Rezultatet e këtyre javëve, e kanë futur Dinamon në një krizë duke humbur terren edhe me vendet e para. Aktualisht, skuadra e Dajës renditet në vendin e katërt në klasifikim dhe është në kuotën e 33 pikëve, ndërkohë që tre skuadrat e tjera janë më mirë në pozita.
Vendi i parë dhe i dytë kanë nga 39 pikë ndërsa Elbasani vetëm një më pak se këto që renditet në vendin e tretë. Por sikur të mos mjaftonin vetëm pikë, Dinamo ka humbur podiumin edhe si sulmi më i mirë.
Blutë kanë shënuar 27 gola në 21 javët e para të kampionatit dhe kanë një gol më pak se Vllaznia, por kanë pësuar të njëjtin numër golash me Vllazninë, Egnatian e Teutën. Sa i përket golave të shënuar, Dinamo dhe Egnatia janë të barabarta, ku secila ka shënuar nga 27 dhe ka pësuar nga 16 por duket se golat e Egnatias kanë qenë më produktivë.
