Deputeti i PD, Saimir Korreshi, ishte i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ku foli për anulimin e mbledhjes së lajmëruar për sot të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.
Korreshi tha se deputetët u njoftuan me email, ndërsa vendimi sipas tij ishte marrë një ditë më parë në orën 19:00.
“Ne kemi qenë në parlament deri në orët e para të mëngjesit, kurse në mëngjes na njoftojnë me telefon se është anuluar. Kjo është skandaloze, s’ka ndodhur në asnjë vend në botë.
Saimir Korreshi: Nuk ka logjikë, nuk ka lidhje Kushtetuesja me Këshillin e Mandateve Saimir Korreshi: Kjo është skandaloze, s’ka ndodhur në asnjë vend në botë. Nuk ka logjikë, nuk ka lidhje Kushtetuesja me Këshillin e Mandateve”, tha Korreshi.
Në kohën e PD është votuar për heqjen e imunitetit të pjesshëm. Më parë nuk nisej as hetimi për një deputet para se ti hiqej mandati. Në këto kushte u bë precedent me Berishën, heqja e pasaportës, dhe për Ballukun u vendosën 2 masa sigurie pa iu hequr imuniteti. Këshilli i Mandateve nuk u mblodh fare. Ishte firmosur dje në orën 19:00. Ne kemi ndenjur deri në orën 3 të natës në parlament dhe nuk na thanë gjë.
