Sot është dita e 20-të që vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit Jurgen Karaj, i cili dyshohet se ka përfunduar në përroin e Darsit, në territorin e Bashkisë Klos. Pavarësisht kërkimeve intensive që kanë zgjatur prej 20 ditësh, deri në këto momente nuk ka asnjë gjurmë apo rezultat konkret.
Në operacionin e kërkimit kanë marrë pjesë forca të shumta, përfshirë ushtrinë, forcat “Shqiponja”, shërbimet zjarrfikëse të Matit dhe Klosit, punonjës të Bashkisë Klos, si dhe banorë të zonës dhe familjarë të të riut.
Ndërkohë, sot, me urdhër të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pritet të mbërrijë një ekip i specializuar nga Kosova për kryerjen e kërkimeve nënujore, në shpresë të zbardhjes së fatit të 30-vjeçarit.
Mbrëmjen e djeshme Presidentja Osmani, si komandante e Përgjithshme e Forcave të Armatosura të Kosovës ka autorizuar një ekip të specializuar për kërkime nënujore të FSK, për t’u dislokuar në Klos të qarkut të Dibrës ,për të ndihmuar përpjekjet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit.
Gazetari Enver Doçi raporton se presidentja Osmani ka bërë një punë intensive për bashkë koordinimin mes dy vendeve dhe dërgimin e kësaj force speciale të FSK drejt Klosit.
Mësohet se pajisjet speciale që do të përdoren nga ekipet e kërkimit do të jenë Skaner për ujëra, EDGE TECH 5201, Droni nënujor DEEP Trekker DTG 3 ROV
