Nga skuadrat e tjera të mëdha ajo që bie në sy është fakti se kampionët në fuqi të Evropës, PSG nuk ia dolën dot të bëheshin pjesë e 8 skuadrave më të mira e do të jenë kështu pjesë e “Play Off”. Në “Parkun e Princave” në kryeqytetin francez, të besuarit e Luis Henrique u duhet vetëm të fitonin përballë Newcastle për të siguruar kualifikimin direct, objektiv i njëjtë ky edhe për ekipin anglez.
Parizienët e nisën shumë mire takimin, teksa pasi humbën fillimisht një penallti me Dembele, gjetën golin e epërisë falë portugezit Vitinha. Miqtë do të barazonin vetëm në fund të pjesës së pare me Willock. Rezultati 1-1 nuk do të ndryshonte deri në fund. Një barazim, që nuk i shërbeu asnjërës prej skuadrave. Megjithatë Champions i vërtetë nis pa shkurtit, po të mendosh se edhe sezonin e kaluar PSG mezi mundi të kapte një vend në play off, por më pas arriti të kurorëzohej kampion i Evropës.
Futbolli gjerman do të përfaqësohet në 8 e parë vetëm me gjigandët e Bayern, ndërsa Dortmund dhe Leverkusen shkojnë në play off. Mision thuajse i pamundur për Borussian e Dortmundit për tu kualifkuar direkt pasi në ndeshjen e fundit kishte finalistët e sezonit të shkuar Interin, duke dale të mundur pas humbjes 0-2 në Signal Iduna Park. Leverkusen ia del të prek Play Off teksa në sfidën e fundit ia doli të mposht pastër 3-0 Villarreal.
Zhgënjim edhe për dy skuadrat spanjolle Atletico Madrid dhe Villarreal. Madrilenët u surprizuan në shtëpi duke u mundur me përmbysje nga modestët norvegjezë të Bodo Glimt, ndërsa Villarreal mbylli një fushatë teje negative teksa koleksionoi vetëm 1 pikë.
Zhgënjen edhe ekipi francez i Olympique Marseille. Humbja e rëndë 3-0 ndaj Club Brugge dhe ai goli Trubin në fund për golin e 4, nxorrën jashtë play off ekipin francez.
Zhgënjim edhe për futbollin holandez me dy gjigandët PSV dhe Ajax që i dhanë lamtumirën Championsit që në këtë faze të parë.
