Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka debatuar me Niko Peleshin në Konferencën e Kryetarëve. Debati është zhvilluar për imunitetin e Belinda Ballukut.
“Ju miratoni ligje për të dënuar me burg shqiptarët për parkim dysh dhe nuk dorëzonin para drejtësisë Zv/kryeministren hajdute të kapur për vjedhje në flagrancë. Standardi që shqiptarët të bëjnë burg për parkimin dhe Zv/Kryeministrja të jetë e lirë për vjedhje është irrituese. Korrupsioni duhet të jetë vija e kuqe për Kuvendin. Asnjë mbrojtje të mos ketë për çdo zyrtar hajdut që vjedh qytetarët më të varfër të kontinentit. Revoltuese të dënoni me burg shqiptarët e thjeshtë për parkimin dysh dhe të mbroni një hajdute të qindra milion euro. Imuniteti i duhej hequr dje, jo nesër. Boll e keqpërdoret Kuvendin për të mbrojtur me thonj korrupsionin e Edi Ramës. Po legalizoni pandëshkueshmërinë dhe mbrojtjen e korrupsionit të Ramës. Dosja Balluku është dosja e Ramës, por hajdutëritë e tij nuk mund të tërheqin për veshi Kuvendin e Shqipërisë. Kuvendi nuk mund të kthehet në mburojë për hallet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Dorëzoni Ballukun dhe mos i provokoni më shqiptarët, përndryshe flaka e revoltës do mbërrijë edhe në zyrat e Kuvendit”, tha ai.
