Një aksident fatal i mori jetën 7 tifozëve të PAOK, të cilët po udhëtonin drejt Francës për të ndjekur nga afër ndeshjen e Europa League ndaj Lyon.

Një nga personat që ndërruan jetë në këtë aksident në Rumani ishte edhe Dimitris Maronitis.

Mediat në Greqi shkruajnë se ai kishte humbur babanë e tij në të njëjtën rrugë kur ishte vetëm 12 vjeç, çka e bën tragjedinë edhe më të dhimbshme për familjen.

“Furgonin e drejtonte dikush nga grupi. Babai ishte larguar me kamionin në të njëjtën rrugë në Rumani.Fëmija u rrit jetim që kur ishte 12 vjeç. Ishte fëmijë i vetëm. Ai jetoi me nënën e tij në Selanik vitet e fundit”, tha një i afërm i 27-vjeçarit.

Gjëndja e nënës  së Maronitis është mjaft e rënduar.  “Nëna e tij nuk mund të flasë. Djali ynë nuk është më”- tha një tjetër i afërm.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb