Si asnjëherë tjetër më parë, Tirana pati një revolucion në merkaton e dimrit me plot 13 lojtarë të larguar. Bardheblutë u kujdesën për një merkato po ashtu të bujshme në hyrje, ndërsa deri tani bëhet fjalë për nëntë futbollistë.
Nëse 13 largime patën vlerën totale 1.575.000 euro, nëntë afrimet vlerësohen në total 2.825.000 euro. Vëzhgimi i “Panorama Sport” tregon se Tirana deri tani është me bilanc pozitviv, saktësisht 1.25 milionë euro, Shifër kjo sa u përket vlerësimeve në “transfermarkt” ku Tirana tashmë ka kapur vlerën 5 milionë euro.
Kualiteti dukshëm është shtuar, si në asnjë ekip tjetër të Superiores gjatë kësaj periudhe. Rikthimet e bujshme të lojtarëve që më parë ishin liderë, si Visar Bekaj, Redon Xhixha dhe Emanuel Ernest, kanë kthyer po ashtu entuziazmin te tifozët.
Me përjashtim të Diar Halilit dhe Klajdi Kukës, shtatë lojtarët e tjerë të afruar bëjnë pjesë te formacioni më i vlerësuar. Tirana ka si objektiv mbijetesën, duke qenë në vendin e fundit. Ndërkohë një sy mbetet edhe te Kupa, që do të ishte si mrekulli pas errësirës në pjesën e parë të sezonit.
Të larguar: Fernandez, Soler, Valerianos, Ismajli, Gjumsi, Tola, Dembele, Patsatsia, Ziad, Kozi, Eliton Zhunior, Abah, Mensah
Vlerësimi në total sipas “transfermarkt”: 1.575.000 euro
Të afruar: Alvarez, Mysloviç, Bekaj, Kresiç(huazim), Xhixha, Ernest, Kortes, Halili(huazim), Kuka
Vlerësimi në total: 2.825.000 euro
