Juria ndërkombëtare shpalli sot fituesin e garës për ndërtimin e “Shtëpisë së re të Fëmijëve dhe kompleksin e ri të inspektorateve shtetërore”, që u zhvillua më 29 janar. Juria vendosi që programet të zhvillohen nga dy ekipe të ndryshme arkitekturore.
Njëra prej tyre do të jetë përgjegjëse për Shtëpinë e re të Fëmijëve, ndërsa tjetra për zhvillimin e hapësirës për kompleksin e ri të inspektorave.
Fituesit u zgjodhën Taller Hector Baroso si ekipi arkitekturor për kampusin e fëmijëve dhe Rojkind Arquitectos si ekipi përgjegjës për kullat shumëfunksionale.
Kryetari i jurisë, arkitekti i njohur Emre Arolat, u shpreh se megjithëse të gjitha projektet e paraqitura shfaqnin tipare të mrekullueshme arkitekturore, juria nuk konstatoi asnjë projekt që të ishte plotësisht i suksesshëm në trajtimin e të dy programeve.
“Edhe pse secili kishte tipare të mrekullueshme, juria nuk konstatoi asnjë prej projekteve si plotësisht të suksesshëm në trajtimin e te dyja pjesëve dhe programeve. Dhe juria vendoi që të dyja programet duhet të zhvillohen nga dy ekipe të ndryshme arkitekturore. Njëri prej ekipeve të jetë përgjegjës për kampusin e fëmijëve dhe tjetri për zhvillimin e hapësirës me përdorim të kombinuar nën bashkërendimin e një zhvilluese të vetëm.
Në përputhje më këtë, juria përzgjodhi “Taller Hector Barroso”, si ekipin arkitekturor për kampusin e fëmijëve dhe “Rojkind Arquitectos S.C” për ekipin për kullat shumëfunksionale”, tha Emre Arolat.
Gjithashtu, juria përcaktoi renditjen e treshes kryesore të konkurrimit, si më poshtë:
- Rojkind Arquitectos S.C + Son Engineering & Construction + Asab Sh.P.K + Motus + Julian Kasharaj
- Taller Hector Barroso + Studio B&L L.L.C + Progeen L.L.C + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci
- Cebra Arkitekter A/S & Be-Is Sh.P.K + Loft Architects + Superflex Studio
“Kjo renditje shoqërohet me rekomandimin e jurisë që, në rast se vendi i parë përzgjidhet si fitues përfundimtar pas fazës së ofertës ekonomike, të bashkëpunojë me “Taller Hector Barroso” për realizimin e kampusit të fëmijëve”, tha ai.
