Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bëri thirrje autoriteteve amerikane të tregojnë “përmbajtje” pas vdekjes së dy protestuesve nga agjentët federalë në Minneapolis.

“E drejta për të protestuar është themelore” dhe është “thelbësore që policia dhe forcat e tjera të tregojnë përmbajtjen e nevojshme” në mënyrë që “protestuesit të mos paguajnë me jetën e tyre për pjesëmarrjen” në tubimet protestuese, tha Guterres në një konferencë për shtyp në Nju Jork.

“Sidoqoftë, shpresojmë që brenda kornizës së një shoqërie demokratike, hetimet që janë shpallur do të jenë në gjendje të arrijnë në përfundime”, shtoi ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb