Të paktën 85 persona kanë humbur jetën si pasojë stuhisë së dëborës dhe temperaturave të ulëta që prekën SHBA, Teksas dhe New Xhersi.

Temperaturat zbritën në -40 gradë njoftuan zyrtarët amerikanë. Gjysma e viktimave u raportuan në Tenesi, Misisipi dhe Luiziana, ndërsa disa vdekje iu atribuan hipotermisë, të tjerat dyshohet se ishin të lidhura me ekspozimin ndaj monoksidit të karbonit nga burimet e nxehtësisë të përdorura në zonat pa energji elektrike, raportoi AP.

Më shumë se 230,000 shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike deri natën e kaluar, sipas të dhënave nga faqja e internetit Poëeroutage.us që ndjek ndërprerjet, pasi stuhia dimërore përfshiu pjesë të mëdha të Shteteve të Bashkuara fundjavën e kaluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb