Një incident i rrezikshëm u shënua të premten në mëngjes, në lindje të Selanikut, ku një autobus urban i kompanisë së transportit publik OASTH u përfshi nga flakët.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40, në kryqëzimin e rrugëve Kifisias dhe M. Psellou. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e zjarrfikësve, me gjashtë efektivë dhe tre mjete zjarrfikëse, të cilët ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në pjesën e pasme të autobusit, ndërsa shkaqet e incidentit mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet përkatëse.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, pasi të gjithë pasagjerët arritën të zbrisnin nga autobusi në kohë dhe pa rrezik.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: