Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, në një konferencë për shtyp, u ndal tek një sërë çështjesh të ndryshme, si reforma në drejtësi, ndryshimet e politikës penale, duke nënvizuar se tashmë falë punës së vazhdueshme Shqipëria është në rrugë duhur drejt Europës.

Më tej shtoi se drejtësia shqiptare duhet të flasë me standard.

“Duhet të jemi më tepër drejt mundësive reale. Bazuar në reformën në drejtësi, është momenti të evidentojmë edhe faktin se kur nuk mendoj se do të shembej kultura e pandëshkueshmërisë, kjo tashmë u bë e mundur, me ngritjen e institucioneve të reja dhe mbështetjen e tyre. Ndryshimi i politikës penale është një proces shumë i rëndësishëm që ka nisur. Faza e parë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dëshmon punën e mirë dhe tashmë jemi në një tjetër fazë që ka të bëjë me konsolidimin e standardeve. 2027 duhet të dëshmojë që jemi dinjitozë në tryezën e Brukselit”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb