Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Evita”, me administrator Alqi Janin.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se kontrollet u kryen me urdhër prokurores se Posaçme, Dorina Bejko.
Burime bëjnë me dije se kontrollet janë kryer në kuadër të veprimeve hetimore të SPAK, lidhur me koncesionet e shëndetësisë.
SPAK po heton koncesionet në shëndetësi si ai për sterilizimin, hemodializën dhe kontrollin e detyrueshëm shëndetësor check up. Që të tre këto koncesione janë kontestuar në publik për shkak se dyshohet se janë fituar në mënyrë të paligjshme dhe përllogariten në qindra milionë euro, abuzime.
Për sterilizimin, SPAK po heton ish-ministrin Ilir Beqaj dhe 11 zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Hetime që kanë lidhje me dosjen e sterilizimit mbi pajisjet mjekësore, si edhe marrëveshjen e kryer gjatë vitit 2015, atëherë kur ministër Shëndetësie ishte Ilir Beqaj, që më vonë, në 2017 e la këtë detyrë.
