Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello është larguar nga detyra.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se shkarkimi i saj ka ardhur për shkak të performancës së dobët në drejtimin e institucionit.

Në vend të Bellos, në krye të Drejtorisë së Tatimeve në Durrës është emëruar Agron Nuredinaj, i cili ka marrë detyrën.

Ndërkohë, Ina Bello është transferuar në Tiranë, si inspektore e tatimeve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb