Arrestohet një Greqi një 59-vjeçar, i cili ishte dënuar me burg përjetë për vrasjen e një 9-vjeçari në vitin 1997. Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., 59 vjeç, lindur në Gramsh ishte dënuar në vitin 1998, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta”, iu fshihej autoriteteve, në Greqi, ku përdorte një identitet shqiptar të falsifikuar (H. V.).
NJOFTIMI I POLICISE
Policia e Shtetit/Vijon falë partneritetit të ngushtë me homologët ndërkombëtarë, operacioni i koduar “The wanted”. Kjo fazë e operacionit, rezultat i bashkëpunimit disavjeçar ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të DPPSh-së, Interpol Tiranës, Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, Sektorit të Identifikimit dhe Krahasimit të fytyrës (Facial Recognition) dhe Interpol Athinës.
Kapet në Greqi, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një 9-vjeçari, në muajin mars, 1997, me motivin se xhaxhai i të miturit i kishte vrarë vëllanë dhe ishte arratisur nga IEVP-ja. Ky shtetas fshihej në Greqi, duke përdorur një identitet shqiptar fals.
Në kuadër të kësaj faze të operacionit ndërkombëtar “The wanted”, koordinimi operacional i realizuar nëpërmjet Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, shkëmbimi intensiv i informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës dhe verifikimet disavjeçare, mundësuan lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
-Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., 59 vjeç, lindur në Gramsh.
59-vjeçari, i cili është dënuar në vitin 1998, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja për shkak të cilësive të veçanta”, iu fshihej autoriteteve, në Greqi, ku përdorte një identitet shqiptar të falsifikuar (H. V.).
Në muajin mars, 1997, shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. dhe shtetasi R. K., kanë shkuar të armatosur, në shtëpinë e shtetasit K. B., dhe kanë kërkuar vëllanë e këtij të fundit, shtetasin V. B., i cili ishte arratisur nga IEVP ku vuante dënimin për vrasjen e vëllait të shtetasit Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V., në vitin 1993. Pasi shtetasi K. B. dhe familjarët e tij nuk i janë përgjigjur kërkesës së 59-vjeçarit, mbi vendndodhjen e shtetasit V. B., shtetasi Kostandin Nishku alias Baki Duzha alias H. V. ka vrarë me armë zjarri, djalin 9 vjeç të shtetasit K. B..
Identifikimi i këtij shtetasi është bërë i mundur si rezultat i krahasimit të fotografisë së tij, në vitin 1997 dhe fotografisë në pasaportën false të marrë në vitin 2013.
Bashkëpunimi ndërmjet strukturave homologe të INTERPOL-it vijon, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
