Me një objektiv të qartë, të sigurojnë prezencën në Champions League, Juventus po projekton të ardhmen e klubit, ku tre janë pikat kryesore, trajneri Spalletti, Kenan Yildiz dhe McKennie. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” janë shumë të kënaqur nga puna që ka bërë Spalletti, për këtë arsye i kanë vendosur në tavolinë kontratën e re. Spallettit nënshkroi deri në fund të këtij sezoni, me objektiv të sigurojnë Champions League, por Juve është gati të hedh firmën mbi kontratën e re, e vlefshme deri në 2028.
Në qendër të projektit është pa diskutim Kenan Yildiz, me fantazistin turk që ka një kontratë të vlefshme deri në 2029, por paga që përfiton, 1,1 milionë euro në sezon, detyron Juven të futen në negociata për të përmirësuar kushtet financiare, një lëvizje kjo për të mbajtur larg ekipi si Real Madrid, Chelsea e shumë të tjerë. Për Yildiz është gati një kontratë deri në 2031 dhe 6 milionë euro kesh në sezon.

Shumë pranë rinovimit është edhe McKennie, me amerikanin që ka rilindur me Spallettin në stol. Mesfushori është futur në vitin që i përfundon kontrata, por në Torino janë të bindur se mund të gjejnë një akord të shpejtë për të rinovuar kontratën deri në 2028 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Sipas mediave italiane, të tre rinovimet parashikohen të mbyllen brenda muajit mars.
