Ernest Muçi po gjen formën e duhur te Trabzonspor. Gjithsesi, Trabzonspor ende nuk e ka vendour nëse do blejë kartonin e sulmuesit nga Besiktas apo jo.
Serdal Adali, presidenti i Besiktas foli së fundmi për këtë temë.
“Trabzonspori ka gjithashtu një opsion blerjeje për Muçin. Nëse duan ta përdorin, mund ta bëjnë. Ata ende nuk na kanë kontaktuar. Nëse nuk e përdorin opsionin, atëherë Muçi është lojtari jonë. Ai do të luajë për Besiktas”- tha ai.
