Trajneri i Partizanit, Oltion Kërrnaja doli në konferencë para takimit të kampionatit ndaj Elbasanit.
“Dihet, është një ndeshje e vështirë. Elbasani siç e thatë edhe ju vjen pas një fitoreje, ndoshta jo në formën e tyre maksimale pasi në 5 javët e fundit kanë vetëm një fitore. E kanë arritur këtë fitore ndaj Dinamos, kjo do të thotë që janë një ekip shumë i mirë, i mirë investuar këtë vit, por edhe ne jemi një ekip po ashtu i mirë.
Hyjmë sigurisht për tri pikë, luajmë në shtëpinë tonë. E kemi thënë edhe më përpara në shtëpinë tonë s’duhet të kemi asnjë hap fals kështu që mendojmë vetëm për fitoren.
Partizani është ekipi madh. Elbasani nuk hyn në rangun e Partizanit me gjithë respektin dhe formën e momentit”, tha Kërnaja.
