Polonia do të përballet me Shqipërinë në gjysmëfinale të Play off të Botërorit. Trajneri i polakëve, Jan Urban ka bërë vlerësimin e tij për kombëtaren tonë, duke e cilësuar si një skuadër mjaft të fortë.

“Ne e njohim më mirë Shqipërinë, pasi jemi përballur me ta në kualifikueset e Euro 2024 dhe kualifikueset e Kupës së Botës 2022. Ata janë kundërshtari ynë më i rëndësishëm, pasi po luajmë ndeshjen tonë të parë në këtë fazë kundër tyre. Ata kanë një ekip të përbërë nga lojtarë të stërvitur teknikisht mirë që pësojnë pak gola, megjithëse shënojnë edhe pak.

Janë të organizuar, të disiplinuar dhe luajnë në Itali dhe për klube aziatike. Janë lojtarë të fortë, nuk është rastësi që patëm probleme me ta më pak se dy vjet më parë, kur na mposhtën 2-0 në Tiranë.

Sa i përket Suedisë dhe Ukrainës, është ende e paqartë se me kë do të ishte më mirë të përballeshim në finale. Nëse i shohim vetëm kualifikueset, përgjigjja është e thjeshtë, Suedia është më e dobët, pasi nuk ka arritur të fitojë asnjë nga gjashtë ndeshjet e tyre. Por ata ende kanë lojtarë të shkëlqyer që luajnë për klube të forta evropiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb