Barazim pa gola mes Vorës dhe Flamurtarit. Në pjesën e parë në Vorë, ritmi ishte i lartë, por skuadrat nuk gjetën dot rrugën e rrjetës.
Pavarësisht rasteve, as pjesa e dytë nuk prodhoi gol. Vora është në vendin e shtatë, ndërsa Flamurtari është në vendin e tetë. Takimi ishte i vlefshëm për javën e 22-të.
