Analisti, Erl Murati, gjatë një interviste në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se protesta e opozitës më 24 janar, duket sikur realizoi pritshmëritë për pjesëmarrjen që pati dhe përplasjen me policinë.

Por sipas Muratit, kjo nuk mjafton pasi duhet gërshetim i aksionit politik në Kuvend dhe në terren pasi shihet një zbehje e marrëdhënies së grupit parlamentar të PD me bazën.

“Ishte një protestë e fortë që pati dhe përplasje me policinë duket sikur e kënaqi dhe atë pjesë radikale të opozitës që kërkon jo thjesht një manifestim dhe qëndrim para kryeministrisë po në njëfarë mënyre synonin ta trondisnin pushtetin.

Por në këtë pikë nuk i kanë humbur shpresat dhe i kanë përmbushur pritshmëritë në organizimin e protestës dhe me gjasë dhe protesta e 10 shkurtit do të jetë e tillë. Por  ka nevojë që ky aksion politik të gërshetohet me aksionin parlamentar dhe më e rëndësishmja, veprimtaria në terren. Ka një lloj zbehje të marrëdhënies së grupit parlamentar të PD me bazën”, tha Murati.

Erl Murati: 3 kryetarët e partive kryesore të koalicionit opozitar janë ose të pandehur, ose të arrestuar, ose nën hetim nga prokuroria dhe kjo nuk është situatë komode, kemi një opozitë jo të bashkuar, kur e dimë që partia e Lapajt dhe e Qorit nuk duan të bashkohen.

Protesta e fundit e PD, ishte një protestë e konsiderueshme dhe serioze që pati dhe një pjesëmarrje që nuk mund të neglizhohet por është e pamjaftueshme.

Ishte një protestë e fortë që pati dhe përplasje me policinë duket sikur e kënaqi dhe atë pjesë radikale të opozitës që kërkon jo thjesht një manifestim dhe qëndrim para kryeministrisë po në njëfarë mënyre synonin ta trondisnin pushtetin. Por në këtë pikë nuk I kanë humbur shpresat dhe I kanë përmbushur pritshmëritë në organizimin e protestës dhe me gjasë dhe protesta e 10 shkurtit do të jetë e tillë. Por  ka nevojë që ky aksion politik të gërshetohet me aksionin parlamentar dhe më e rëndësishmja, veprimtaria në terren. Ka një lloj zbehje të marrëdhënies së grupit parlamentar të PD me bazën.

Mendoj se kanë qenë 13 vjet në opozitë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb