Analisti Erl Murati komentoi çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Në një intervistë në “Kjo Javë” në News24, Murati u shpreh se ‘fati’ politik i Ballukut është i qartë.
“Çështja Balluku, fakti që erdhi Ivanka Trump duket sikur i dha një frymëmarrje, por pavarësisht kësaj fati politik i Belinda Ballukut është i shkruar. Pra është vetëm një barrë për qeverinë nga pikëpamja politike. Ka akuza mjaft të rënda nga SPAK. Sa i përket marrëdhëniet diplomatike, besoj e janë të shkëputura nga fati politik i Ballukut. Por çështja është se fati politik i Ballukut, është njësoj se Tahiri, Beqaj, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj. Arben Ahmetaj nuk ka të ardhme politike, e njëjta gjë është edhe për Belinda Ballukun”, tha ai.
