Barazim 2-2 mes Partizanit dhe Elbasanit në ndeshjen e Superiores. Skuadra nga Elbasani shënoi e para me Lajthinë, ndërsa Janacek la ekipin me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq. Skuka barazoi shifrat në fundin e pjesës së parë.

Të kuqtë u futën me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe “tundën rrjetën” me Isgandarli. Në fundin e takimit, Sembene i trembi të gjithë, pasi ra pa ndjenja në fushë, me takimin që rifilloi vetëm pak më vonë.  Elbasani doli me një pikë nga ky takim, pas  golit të Lajthisë.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb