Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, nga sheshi para Kryeministrisë akuzoi Ramën se po mban zvarrë me procedurë Belinda Ballukun, duke ndryshuar Kodin Penal, konkretisht pjesën për bashkëpunëtorët e drejtësisë.

Lapaj tha se në ndryshimet e fundit që u miratuan në Kuvend, bashkëpunëtorët e drejtësisë  nuk përfitojnë mbështetje dhe ulje të dënimit.

“Po pse e kanë bërë? Sepse duan të ruhen nga ata që po merren të pandehur nga drejtësia.

“Ju do të dënoheni dhe për parkimin dysh të makinave, ndërsa Belinda e Edit edhe pse është vërtetuar se ka deformuar tendera në vlera miliona euro, me procedurë mbahet zvarrë duke mos e dorëzuar para drejtësisë, për ju kërbaçi, për ju dhuna, për ju burgu, për ata karrigia e pushtetit dhe lekët tuaja, ndaj kjo duhet të marrë fund”, tha Lapaj.

Adriatik Lapaj: Sot ata po mundohen me procedurë të shpëtojnë Belinda Ballukun në ndryshimet e fundit të Kodit Penal dhe ai si gjithmonë fshihet pas votave që ka, kanë bërë të mundur të heqin veprën sipas të cilës, bashkëpunëtorët e drejtësisë  përfitojnë mbështetje dhe ulje të dënimit. Po pse e kanë bërë, sepse duan të ruhen nga ata që po merren të pandehur nga drejtësia.

Ju do të dënoheni dhe për parkimin dysh të makinave, ndërsa Belinda e Edit edhe pse është vërtetuar se ka deformuar tendera në vlera miliona euro, me procedurë mbahet zvarrë duke mos e dorëzuar para drejtësisë, për ju kërbaçi, për ju dhuna, për ju burgu, për ata karrigia e pushtetit dhe lekët tuaja, ndaj kjo duhet të marrë fund.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb