Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka theksuar rëndësinë e protestës së 10 shkurtit për opozitën shqiptare, duke vënë në dukje rolin e rrjeteve sociale në pasqyrimin e punës organizative me strukturat vendore të PD-së.
Nga Sharra, Noka u bëri thirrje demokratëve dhe simpatizantëve për angazhim maksimal dhe pjesëmarrje qytetare, në kushtet e censurës mediatike nga shtypi i kontrolluar.
Sipas Nokës, përballë opozitës qëndron një “armatё mediatike” e financuar nga narkoshteti, por ai theksoi se çdo regjim bie.
Reagimi i plotë:
Pasqyrimi në rrjetet sociale i punës organizative me strukturat vendore të #PD-së njeh çdo demokrat e simpatizant me aktivitetin tonë partiak, si dhe me rëndësinë e peshën politike që përfaqëson 10 shkurti për opozitën shqiptare.
Populli opozitar ndjek me shqetësim zhvillimet dhe pret nga baza angazhim maksimal për të masivizuar thirrjen dhe pjesëmarrjen qytetare.
Kjo edhe për një arsye themelore:
Censurën mediatike që na rezervon shtypi i kontrolluar #shqiptar. Të mos harrojmë se përballë kemi një armatë mediatike me shumë gryka zjarri të drejtuara kundër nesh, e që me tenderat e paranë e madhe që u jep narkoshteti janë gati të asgjësojnë edhe zërin e vetëm opozitar.
Qëndroni fort Të gjitha regjimet bien.
