Torino është përfshirë nga protesta të dhunshme. Mijëra qytetarët dolën në demonstratë duke u solidarizuar me qendrën sociale Askatasuna, e zbrazur nga autoritetet muajt e fundit. Protesta u shoqërua nga dhunë dhe përplasje me policinë. Protestuesit hodhën gurë në drejtim të policisë, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës.

Një nga automjetet e policisë u përfshi në flakë, ndërsa zjarrfikësit dhe u përpoqën ta shuanin.

Në pamjet e publikuar në rrjete sociale gjithçka duket në kaos, tym e dhunë.  Gjithashtu një grup manifestuesish rrethojnë dhe sulmojnë brutalisht një polic, d duke përdorur edhe çekiç.

 

Organizatorët kishin parashikuar tre tubime të veçanta në Piazza XVIII Dicembre, Porta Nuova dhe Palazzo Nuovo, që më pas u bashkuan në Piazza Vittorio për të vijuar drejt Corso Regina Margherita.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: