Reshjet e borës kanë nisur që në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele dhe vijojnë ende në disa zona të Korçës, përfshirë Boboshticë-Dardhë, Bilisht-Miras dhe aksin Korçë-Voskopojë.

Autoritetet njoftojnë se po punohet për pastrimin dhe kriposjen e rrugëve, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të pajisen me goma dimërore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, sidomos në zonat malore.

Në lartësitë mbi 900 metra, trashësia e borës arrin nga 15 deri në 20 cm në zonat Boboshticë–Dardhë, duke e bërë të nevojshme kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve.

Autoritetet sugjerojnë që udhëtimet të kryhen me vetura të pajisura për dimër dhe të shmangen shpejtësitë e larta për parandalimin e aksidenteve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb