Shembja e gurëve dhe dherave tek Kthesa e Dragostunjës ka bllokuar plotësisht qarkullimin në aksin Librazhd-Qafë Thanë, rruga kryesore nacionale që lidh juglindjen me Korçën dhe më tej me Maqedoninë e Veriut.

Qindra qytetarë dhe drejtues mjetesh mbeten të bllokuar.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar deputetja e PD, Ledina Alolli, e cila e konsideron bllokimin si pasojë të menaxhimit të dështuar të qeverisë dhe të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Reagimi i deputetes së PD, Ledina Alolli:

Aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas i bllokuar.
Një arterie jetike e Juglindjes e paralizuar nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. Qytetarë të izoluar, jetë në rrezik.
Ky është bilanci i “rrugëve” të Edi Ramës dhe menaxhimit të dështuar të Belinda Ballukut.
Miliona euro beton, zero siguri, zero përgjegjësi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb