Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar.
Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik, ndërsa mes tyre ndodhen fëmijë dhe të moshuar, të cilët po përballen me kushte të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe pritjes së zgjatur.
“Kemi mbi një orë e gjysmë që presim,. Nuk ishim këtu kur ndodhi sepse ishim 500 metra më tutje. Pyetëm çfarë ka ndodhur dhe na thanë që ka rënë mali, Vijmë nga Tirana dhe shkojmë në Maqedoni. Askush nuk ka shpjeguar asnjë. Vetëm shohim se vijnë e ikin fradroma. Duam të pastrohet rruga dhe të shkojmë në familjet tona sepse janë të shqetësuar”, deklaron një qytetare për News24.
Ndërkohë një i moshuar shprehet se kanë orë të tëra në pritje, në të ftohtë, edhe pse janë të sëmurë.
“Kemi 5 orë, jemi të sëmurë. E kam djallosur me qeveri me të tërë. Askush nuk na ka dhënë informacion. Vetëm rrimë këtu brenda, sepse jashtë është shumë ftohtë”, tha ai.
