Tekniku i Barcelonës, Flick u shpreh i lumtur për suksesin 1-3 ndaj Elches.

“Është një fitore e rëndësishme dhe mendoj se luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Në fund humbëm disa raste dhe kjo është pak bezdisëse, por në përgjithësi jam i kënaqur.

Po i kalonim shumë lehtë hapësirat që na lanë. Krijuam shumë raste dhe dua ta përgëzoj ekipin për performancën.

Duam të vazhdojmë të luajmë kështu. Jemi të sigurt në lojën tonë dhe i merituam plotësisht tri pikët ndaj Elches.

Kemi krijuar shumë raste dhe duhet të kishim shënuar më shumë gola. Kjo do ta bënte më të lehtë menaxhimin e minutave në fund”- Tha Flick.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb