Inter nuk fal në transfertën e Cremoneses. Zikaltërit fitojnë 0-2, në sfidën e luajtur në Stadio Giovanni Zini (Cremona). Ekipi i Chivu mbylli llogaritë pas gjysmë ore loje, duke shënuar dy herë.

Martinez zhbllokoi llogaritë pas çerek ore. Gjurmë në këtë takim la edhe Zielinski, me një të majtë nga distanca. Inter kryeson kampionatin me 55 pikë të grumbulluara. Cremonese është në vendin e 16-të.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb