Një aksident ka ndodhur pak më parë në Shkodër, ku një persona është përplasur nga një makinë.
Personi i aksidentuar, i cili lëvizte me biçikletë, ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
“Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi N. Sh., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në deklaratën e policisë.
