Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar demokratët për qasjen e tyre ndaj kriminalitetit, përmes një postimi në rrjetin social Truth Social. Në deklaratën e tij, Trump tha se “problemi më i madh që ka vendi ynë është se demokratët janë të butë ndaj krimit”.

Sipas tij, demokratët synojnë të mbrojnë kriminelët, pavarësisht se sa të dhunshëm apo të rrezikshëm janë ata, duke i vënë interesat e tyre mbi sigurinë e qytetarëve amerikanë.

“Ata duan të mbrojnë kriminelët në kurriz të qytetarëve dhe patriotëve tanë të shkëlqyer amerikanë”, shkroi Trump.

Ai theksoi gjithashtu se kjo qasje, sipas tij, nuk përfaqëson vlerat e Shteteve të Bashkuara dhe se “kurrë nuk do të jetë ajo që përbën Amerikën”.

“Problemi më i madh që ka vendi ynë është se demokratët janë të butë ndaj krimit! Ata duan të mbrojnë kriminelët, sado të dhunshëm dhe të egër të jenë, në kurriz të qytetarëve dhe patriotëve tanë të shkëlqyer amerikanë. Kjo nuk është ajo që përbën Amerikën dhe kurrë nuk do të jetë!”, shkruan Trump.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb