Limi ka folur ekskluzivisht pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar këtë përvojë si një eksperiencë të paharrueshme, e mbushur me emocione dhe mësime.
Ai u shpreh se gjatë qëndrimit në shtëpi ka përjetuar si anën më të zjarrtë, ashtu edhe atë më të ftohtë të lojës, por gjithmonë është ndier i vlerësuar dhe i respektuar nga banorët dhe publiku.
“U ndjeva shumë i vlerësuar. I respektoj të gjithë banorët dhe i mbështes. Jam një tip energjik dhe e shoh veten pak si Stitch; i zhurmshëm, nuk rri në një vend dhe gjithmonë zgjedh veten. Ndonjëherë më duhet edhe të zmbrapsem”,- u shpreh Limi.
Ai theksoi se ka respekt për të gjithë banorët e mbetur në garë dhe se i mbështet ata në rrugëtimin e tyre brenda shtëpisë, duke shtuar se eksperienca në Big Brother VIP Kosova do të mbetet një nga kapitujt më të veçantë për të.
