Pas Benzema, është C.Ronaldo që trondit Arabinë Saudite. Legjenda portugeze ka vendosur të mos zbres në fushë në sfidën kundër Al-Riyadh, kjo jo për arsye sportive, ashtu siç u përpoqën ta shisnin mediat lokale, por sipas A Bola, ky vendim është një shenjë proteste e CR7 ndaj fondit saudit që menaxhon ekipin e Al Nassr.
Ronaldo është shumë i pakënaqur me drejtuesit e klubit të cilët nuk kanë lëvizur në merkato për të përforcuar ekipin, krejt ndryshe si ka bërë me ekipet e tjera që ata menaxhojnë me në krye Al Hilal.

Ky fakt nuk është pritur mirë nga Ronaldo i cili kërkon të ketë në dispozicion një skuadër konkurruese, e aftë të luftojë për trofe. Në fakt, në këtë merkato dimri, Al Nassr ka blerë vetëm një mesfushorë.
