Mblidhet sot në orën 13:00 Komisioni për Reformën Territoriale.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se mbledhja vjen pas debatit në Konferencën e Kryetarëve ditën e enjte mes mazhorancës dhe opozitës. Mazhoranca ka kërkuar ndryshimin e përbërjes së komisionit. Nga 16 anëtarë që ka  qenë deri tani, me ndarje të barabartë 8 anëtarë për PD dhe 8 për PS.

Ndërkohë PS kërkon ndryshim të numrit të anëtarëve nga 16 në 17, ku një anëtar më shumë do ta kenë socialistët. Komisioni sipas kërkesës nuk do të drejtohet me bashkë kryetarë, por me kryetar nga Partia Socialiste dhe një nënkryetar që do t’i përkasë PD-së.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi deklaroi se nuk ka pasur bojkot dhe mungesa e demokratëve në komision ka qenë për shkak të pa mundësisë objektive.

Projekt vendimi është përfshirë në Rendin e Ditës për seancën e nesërme në Kuvend, me të cilën do të procedohet nëse PD nuk paraqitet sot në mbledhje. Nëse PD paraqitet, socialistët do të tërheqin kërkesën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb