TURQI- Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tregon momentet e vështira të tentativës për grusht shteti dhe se si arriti të shpëtonte vetë ai. Në një intervistë për “CNN Turk“, Erdogan tha se ai ishte me pushime me bashkëshorten, dhëndrin, nipërit e mbesat në qytetin turistik të Marmaris, kur u informua për “një lloj lëvizje” në Stamboll, Ankara dhe qytete të tjera.

Presidenti thotë se ka ndjekur rekomandimet për tu spostuar bashkë me familjen në një vend më të sigurt me aeroplan.

Ndërsa ishin në ajër, kulla e kontrollit të trafikut ajror në Aeroportin Ataturk të Stambollit ishte nën kontrollin e ushtarëve që po tentonin grushtin e shtetit, vijoi ai.

“Kur forcat besnike të Erdogan rimorën kontrollin e kullës së trafikut ajror dhe aeroplani ishte në gjendje të ulej në tokë, vazhdoi rrëfimin Erdogan, e tha se pak pasi ata u ulën dëgjuan të shtëna”

“Nëse do të kisha ndenjur edhe 15 minuta më shumë në Marmaris, unë ose do të kisha humbur, ose do të vritesha”

Teksa tanket kishin dalë nëpër rrugët e kryeqytetit, Ankara dhe Stamboll, Erdogan tha se ai iu drejtua kombit me anë të FaceTime. “Gjatë gjithë asaj përvoje të hidhur, kurrë nuk më shkoi në mendje, se nuk do të isha më President”,- rrëfeu më tej Erdogan.


(ma.ar/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb