Kristjan Asllani nuk e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën te Besiktas, pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Konyaspor, pas vetëm 5 minutash lojë nga aktivizimi. Gjithsesi, Asllani është me fat, pasi rregullorja i vjen në ndihmë. Ai do jetë gati për ekipin në sfidën e radhës të kampionatit.
Rregullorja bën të mundur shlyerjen e kartonit të kuq në çdo kompeticion ku ekipi merr pjesë, kështuqë diçka e tillë vjen në ndeshjen e Kupës në mesjavë ndaj Kocaelispor. Asllani do të mund të luajë në fundjavë në kampionat, në sfidën që Besiktas ka në program ndaj Alanyaspor.
Pritshmëritë për të janë të mëdha, me tifozët që presin me padurim paraqitjet e tij. Në takimin e parë me fanellën e Besiktas, Asllani kontribuoi te një gol.
