Daniele Rugani është një lojtar i ri i Fiorentinës. Klubi violë ka siguruar shërbimet e mbrojtësit, teksa ka arritur akordin me Juventusin për një huazim me detyrim blerje.

“Fiorentina njofton afrimin e Daniele Ruganit nga Juventus F.C, në formën e huazimit me detyrim blerje-je. Rugani, i lindur në Lucca më 29 korrik 1994, e zhvilloi karrierën e tij tek të rinjtë e Empolit dhe, gjatë karrierës së tij, luajti për Empolin, Juventusin, Rennes, Cagliarin dhe Ajaxin. Ai ka bërë 177 paraqitje në Serie A”- shkruan Fiore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb