Edhe këtë të hënë Partia Demokratike ka organizuar “Foltoren” e radhës para Kryeministrisë.
Fillimisht fjalën e kanë nisur qytetarët, të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre, kundër korrupsionit dhe keqqeverisjes Rama.
Më herët PD organizoi protestën kombëtare, ku mijëra qytetarë iu bashkuan duke protestuar kundër korrupsionit.
Protesta e 24 janarit, u shoqërua me përplasje me policinë, ku u hodh masivisht gaz lotsjellës.
