Juventus përforcohet në merkato. Klubi bardhezi ka prezantuar së fundmi mbrojtësin e krahut të djathtë, suedezin, Emil Holm, i cili vjen si huazim nga Bologna, deri në fund të këtij sezoni.
Holm ka luajtur 11 ndeshje në këtë edicion. Gjatë karrierës së tij, Holm është aktivizuar në radhët e Goteborg, Spezia, apo edhe Atalanta.
