Izraeli “është gati për çdo situatë “, kështu deklaroi Benjamin Netanyahu në një fjalim në Knesset.

Kjo deklaratë e tij vjen pas një përplasje me Iranin dhe mes përgatitjeve të SHBA-së për një sulm të mundshëm ndaj regjimit Iranian.

“Kushdo që na sulmon do të përballet me pasoja të rënda”, paralajmëroi kryeministri izraelit.

Irani ka nga ana tjetër paralajmëruar se nëse sulmohet nga SHBA-të, do të përgjigjet me hakmarrje të ashpër kundër objektivave izraelite dhe amerikane në rajon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb