Bryan Zaragoza është zyrtarisht lojtar i Romës. Sulmuesi spanjoll kalon te kryeqytetasit në formë huazimi nga Bayern Munich, me opsion blerjeje në fund të sezonit.
24-vjeçari ka nisur karrierën te Granada, ndërsa në vitin 2024 u transferua te Bayerni. Më pas ai u huazua te Osasuna dhe Celta Vigo. Zaragoza numëron 74 paraqitje në La Liga dhe Bundesligë.
Ai pritet të sjellë shpejtësi dhe kreativitet në repartin ofensiv të Romës, teksa afrimi i tij ishte dëshirë e drejtëpërdrejtë e trajnerit Gasperini.
