Katër murgj budistë janë arrestuar në Tajlandë, pasi një bastisje në një tempull ku u gjetën materiale pornografike, lodra seksi, një listë eskortash dhe sende të tjera të ndaluara. Operacioni u zhvillua më 27 janar në Tempullin Phrom Sunthon në provincën Chonburi, pas ankesave nga banorët vendas për përdorimin e armëve dhe drogës brenda tempullit.

Autoritetet thanë se një kontroll në dhomat e murgjve gjeti para, një armë, lodra seksi, një listë të kontakteve të prostitutave dhe një DVD player me një disk pornografik brenda. Tre nga murgjit rezultuan gjithashtu pozitivë për metamfetaminë.

Të arrestuarit janë Phra Supachai Jantawong (35 vjeç), Phra Wirat Mukdasanit (45 vjeç), Phra Thanapol Maison (59 vjeç) dhe abati i tempullit, Phra Photisang Taebmuan.

Të katër murgjit janë larguar nga urdhrat e tyre monastikë dhe u është ndaluar të vazhdojnë aktivitetet e tyre fetare.

Sipas autoriteteve, tre murgjit që dyshohet se kanë përdorur drogë do t’i referohen një programi rehabilitimi, ndërsa abati i është dorëzuar autoriteteve të imigracionit për hetime të mëtejshme dhe pritet të deportohet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb