Një 33-vjeçar është arrestuar për dy raste grabitjeje në Vlorë.

Më datë 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, dhe më datë 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh.

Vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga puna hetimore dhe gjurmuese, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Again”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi, për veprën penale “Vjedhja”, i shtetasit E. K., 33 vjeç, banues në lagjen “Rilindja”, Vlorë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i vjedhjes së dy subjekteve tregtare (minimarketeve) në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më datë 29.01.2026, në lagjen “Pavarësia 2”, dhe më datë 31.01.2026, në lagjen “Isa Boletini”, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe steka cigaresh.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor edhe të disa rasteve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb